Site icon Telegrafi

Era Istrefi do marrë nënshtetësinë shqiptare, javën tjetër pritet takimi me presidentin Nishani

Era Istrefi është konsideruar si ambasadorja më e re e Kosovës dhe Shqipërisë në botë. Karriera e këngëtares, që ka arritur të rrëmbejë jo vetëm vëmendjen e mediave ndërkombëtare, por edhe të nënshkruajë një kontratë 1 milionë dollarëshe me një studio prestigjioze diskografike në Londër, është duke lulëzuar.

Megjithatë, nënshtetësia e Kosovës duket se ka qenë pengesë për karrierën e Erës, e cila prej disa javësh i është drejtuar zyrës së presidentit Bujar Nishani për të marrë nënshtetësinë shqiptare. Burime pranë Presidencës kanë treguar për “Bluetooth” se këngëtarja ka dorëzuar dosjen me kërkesën për nënshtetësi, e cila është marrë në shqyrtim nga presidenti.

Megjithatë, menaxheri i këngëtares, njëkohësisht edhe i dashuri i saj, Faton Shoshi është shprehur se kërkesa e Erës është miratuar dhe këngëtarja do të marrë javën që vjen nënshtetësinë në një takim me presidentin Nishani.

Lexo po ashtu Era Istrefi shfaqet 'cool' në Amsterdam (Foto)

Në fakt, kanë qenë të shumtë artistët nga Kosova që kanë kërkuar e që kanë marrë nënshtetësinë shqiptare. Sipas menaxherit të Era Istrefit, “janë të shumta eventet që ajo nuk merr dot pjesë për shkak të nënshtetësisë”. “Era e ka promovuar Shqipërinë kudo ku ka shkuar. Në të gjitha intervistat ka thënë që është shqiptare dhe ka folur me krenari për këtë vend dhe vendlindjen e saj Kosovën”, është shprehur Fatoni./BlueTooth/ Telegrafi/

Exit mobile version