Telegrafi

Era Istrefi mahnitëse në kopertinën e “Elegance” (Foto)

Era Istrefi me suksesin e saj të arritur në botë, nuk po injoron trojet shqiptare.

Këngëtarja është mjaft prezente në mediat shqiptare dhe ajo nuk heziton as të japë intervista.

Së fundmi ajo ka realizuar një fotosesion bashkë me të cilin ka realizuar edhe një intervistë për revistën “Elegance”.

Lexo po ashtu Erën e zë shiu në Prishtinë! (Foto)

Ajo gjendet në kopertinën e revistës në veshje të zezë, flokë të shpupurisura, por duke shfaqur sensualitet dhe joshje.

Era Istrefi së fundmi ka prekur majat e muzikës botërore me hitin e saj shqip “Bon Bon” realizuar në studion e RedBox te BigBang. /Telegrafi/