Site icon Telegrafi

Era Istrefi lodhet nga muzika: Nuk mund të dëgjojë më! (Foto)

Këngëtarja Era Istrefi para pak ditësh ishte kryetemë e mediave për shkak të këngës “Bonbon” e cila theu rekordin e shikueshmërisë në YouTube, si dhe u bë e ditur se ishte ndër këngët më të preferuara të Kim Kardashian.

Projekti “Bonbon” më 31 dhjetor bën një vit që nga publikimi i tij, gjersa asnjë këngë tjetër nuk u pa më të relizohet nga këngëtarja pas këtij projekti të jashtëzakonshëm.

Lexo po ashtu 'BonBon' i Era Istrefit në listën e këngëve të preferuara të Kim Kardashian (Foto)

Mirëpo Istrefi ka bërë të ditur se këtij durimi po i vjen fundi, dhe se shumë shpejt pritet të publikohen projekte të reja, të cilat do të jenë të shumta në numër.

Ajo ka publikuar së fundmi një fotografi në Instagram, ku shfaqet në studio duke inçizuar këngë të reja, teksa në mbishkrimin e fotos ka treguar se ndjehet e lodhur paksa nga muzika,

Lexo po ashtu Ja si mund të votoni për Era Istrefin që ta ndihmoni të fitojë çmimin në EBBA

“Muzikë e mirë, por unë nuk mund të dëgjojë më. Unë dua që ju ta hani atë, Vjen së shpejti..”, ka shkruar Era në mbishkrimin e fotos.

Kompania “Ultra Music” ka bërë të ditur javë më parë se Era nuk do të realizojë vetëm një këngë, por do të vijë me album. /Telegrafi/

Exit mobile version