Telegrafi

Era Istrefi lanson baladën “13” (Video)

Era Istrefi më në fund ka publikuar në mëngjesin e të shtunës këngën “13”, që në tekst nga njohësit e shoubizit konsiderohet si dedikim ndaj ish të dashurit, Drin Zatriqi, që ndihmoi këngëtaren të lansonte karrierën.

Sidoqoftë, është kjo një këngë e lehtë nga Era, që e sjell atë më ndryshe.

Tekstin dhe melodinë e ka realizuar vet këngëtarja, teksa muzika është realizuar nga Mixey prej Authentic Entertainment.

Video është realizuar nga Triangle, produksion nga Tirana.

Ky projekt vjen për Erën pas publikimit të këngës shumë të suksesshme “E dehun”. /Telegrafi/