Telegrafi

Era Istrefi: Kur jeta nuk të jep gjoks të madh thjesht zëvendësoje me para

Era Istrefi padyshim që është një ndër këngëtaret më të përfolura shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

E gjithë kjo në saje të performncës të shkëlqyeshme përkrah Will Smithit dhe Nicky Jamit, ku treshja këndoi këngën “Live It Up” në ceremoninë përmbyllëse të botërorit Rusia 2018.

Por, disa ditë më vonë bukuroshja jonë solli projektin më të ri të titulluar “Prisoner”, videoja e të cilit u xhiruar në Xhamajka.

Ajo është edhe mjaft aktive në rrjetet sociale teksa sjell imazhe dhe video nga jeta private si dhe karriera muzikore.

Së fundi ajo ka pozuar mbi një veturë gjersa gjoksin e ka të mbuluar me para, ku e veçanta e imazhit është mesazhi që ka lënë krahas saj.

Lexo po ashtu Shpërndahen topa të botërorit me autografe të Era Istrefit

“Kur jeta nuk të jep gjoks të madh thjesht zëvendësoj me para”, shprehet Era Istrefi.

Ndryshe, zeshkania nuk do të ndalet me kaq pasi që do të sjell edhe këngë të reja gjatë këtij viti. /Telegrafi/