Site icon Telegrafi

Era Istrefi krahasohet me Rihannen dhe Sian në “MTV UK” (Video)

Pa dyshim që Era Istrefi është një nga këngëtaret më të suksesshme të vitit. Hiti i saj “Bonbon”, ka bërë që të gjithë njerëzit anë e mbanë rruzullit ta pëlqejnë stilin e artistes kontroverse shqiptare.

Një tjetër sukses i saj është shënuar së fundmi, teksa në një nga emisionet e MTV në Mbretërinë e Bashkuar, ajo është krahasuar me dy këngëtaret e famshme botërore: Rihanna dhe Sia, që njëherë kanë qenë edhe idolët e këngëtares kur ajo ishte më e vogël.

“Të gjithë e njohim tashmë artisten e re Era Istrefi, por ndoshta pak kemi ditur për idolët  e saj”, fillon storia dedikuar këngëtares.

Lexo po ashtu Vazhdon shkëlqimi i “Bonbon” të Era Istrefit, tani edhe në top 30 këngët më të dëgjuara në SHBA (Video)

Ndërsa vetë Era në një prononcim për MTV UK, thotë se: “Muzika ime ka qenë gjithmonë e influencuar prej Beyonce dhe Rihanna, e ndërsa kur pash postin se unë cilësohem si ‘vajza’ e Rihannas dhe Sia, unë e pëlqeva jashtëzakonisht këtë gjë”.

“Sigurisht që është një kompliment, a nuk do të donit që edhe ju të cilësoheshit si Rihanna?”, shton më tej këngëtarja Istrefi.

Intervista është përmbyllur duke treguar se Era vjen nga një vend i vogël si Kosova, gjersa vetë ajo tregon se një nga problemet që e shoqërojnë atë kur vjen në Kosovë, është se nuk mund të shkojë të blejë gjëra në supermarket, për shkak se njerëzit duan të fotografohen vazhdimisht me të. /Telegrafi/

Exit mobile version