Telegrafi

Era Istrefi krah emrave të njohur botëror në festivalin e famshëm në Rumani

Këngëtarja Era Istrefi është shumë aktive kohëve të fundit.

Flitet se në muajin korrik ajo do të sjellë këngën e re, ndërsa do të jetë e pranishme edhe në disa koncerte dhe festivale.

Së fundmi, është bërë e ditur se ajo do të performojë në festivalin UNTOLD në Rumani.

Lexo po ashtu Era Istrefi edhe zyrtarisht vazhdon kontratën e majme

Në këtë festival përveç Erës, konkurrojnë edhe emra të tjerë të njohur botërorë si: Charli XCX, Elle Exxe, Ellie Goulding, Martin Garrix.

Festivali mbahet nga data 3 gush, deri më 6 gusht, ndërsa në vitin 2015, UNTOLD kishte fituar çmimin si festivali më i mirë në Çmimet Evropiane Muzikore. /Telegrafi/