Prej javësh kanë qarkulluar lajme se këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi dhe futbollisti i Kosovës, Amir Rrahmani kanë nisur një lidhje dashurie.
Ndonëse dyshja nuk i kanë komentuar publikisht asnjëherë këto raportime, Era së fundmi ka konfirmuar një gjë të tillë.
Autorja e “Bon bon” ka publikuar disa imazhe të reja në llogarinë e saj në Instagram, mes tyre edhe me Rrahmanin.
Dyshja u panë përkrah njëri-tjetrit, madje këngëtarja në një prej imazheve shihet dorë për dore me futbollistin.
“Zonja Ferrari”, ka shkruar Era në mbishkrimin e fotove teksa ata ishin të pranishëm për të ndjekur garën e Formulës 1.
Kujtojmë që Rrahmani përveç që është kapiten i përfaqësues se Kosovës, aktualisht luan edhe në ekipin italian Napoli që këtë vit u kurorëzuan me titullin e kampionit në Serie A.
Era pak kohë më parë ishte e pranishme për të ndjekur nga afër një nga ndeshjet e tij në ligën italiane. /Telegrafi/