Pasi performoi para fansave të shtetit bullgar, tani radha është të këndojë përtej oqeanit atlantik.
Era Istrefi së shpejti pritet të këndojë para publikut amerikan të shtetit të New Yorkut.
Kështu së paku bën të ditur llogaria zyrtare në Instagram e kompanisë që menaxhon këngëtaren UltraMusic, transmeton Telegrafi.
“Kanë mbetur disa ditë para se Era Istrefi të perfomoi në New York”, njofton kompania amerikane me seli në New York.
Ndryshe, Era gjithashtu është duke punuar edhe në projekte të reja, të cilat do ti publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/