Telegrafi

Era Istrefi ka një këshillë për fansat

Ajo ditë më parë solli bashkëpunimin e parë me të motrën, Nora Istrefin.

Bëhet fjalë për Era Istrefin, e cila kohë që po jeton jashtë vendit dhe po bën karrierë muzikore ndërkombëtare.

Bukuroshja është edhe mjaft aktive në rrjetet sociale teksa sjell imazhe, video si dhe mesazhe të ndryshme për fansat.

Ajo së fundi ka publikuar një fotografi tërheqëse në llogarinë personale në Instagram teksa ka dhënë një këshillë motivuese për 1.4 milion ndjekësit.

“Ëndërroni, pastaj realizojeni në jetën e vërtetë”, ka shkruar ndër të tjera këngëtarja.

Ndryshe, Era ka paralajmëruar se do të mbajë disa koncerte në vend dhe në diasporë ku jetojnë shqiptarët. /Telegrafi/