Për Era Istrefin nuk ka shumë fjalë për të thënë, pasi suksesi i saj po flet vetë.
Një këngëtare që diferencohet lehtë nga të tjerat në sajë të stilit unik që ka. Kënga e saj drejt suksesit ndërkombëtar ishte “Bon Bon” e pasuar dhe nga projekti i radhës i quajtur “Redrum”.
Epo Era ka ndërmend të godasë fuqishëm këtë herë. Më 25 gusht do të publikohet bashkëpunimi me French Montana, “No I love you”, shkruan who.
Dhe jo vetëm kaq! Projektet e reja “në arkivë” quhen “Sapphire” dhe “Home with you”, të punuar nga producentë të njohur ndërkombëtarë.
Padyshim që ky do të jetë viti i suksesit për Era Istrefin.