Këngëtarja Dafina Zeqiri ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri “Four Sesons”, kënga e parë me të cilën synon tregun ndërkombëtar.
Kënga është pritur mirë fillimisht nga fansat shqiptarë, teksa nuk është bërë e ditur nëse do të publikohet edhe me klip, i cili në fakt është i domosdoshëm për të depërtuar në tregun e huaj.
Sido që të jetë, ajo ka arritur të marrë shumë mbështetje nga miqtë e saj, të cilët e kanë komplimentuar për projektin si dhe i kanë uruar sukses sa më të madh drejt qëllimit të cilit ia ka vënë vetes.
Një ndër koleget e cila i ka dhënë kurajo këngëtares Zeqiri, është edhe Era Istrefi e cila veç e ka prekur tregun ndërkombëtar me dy projektet e saj shumë të suksesshme “Bonbon” dhe “Redrum”.
Era ka komentuar në fotografinë e këngëtares në Instagram, ku ka shkruar: “Jepi Daffy”.
Mesa duket, ajo nuk e ka parë aspak me “xhelozi” dëshirën e koleges për të arritur të njejtin sukses, të cilin tashmë Era e gëzon. /Telegrafi/