Site icon Telegrafi

Era Istrefi iu përgjigjet akuzave për plagjiaturë

Foto: Era Istrefi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ditë më parë ka publikuar klipin e këngës “Sayonara Детка”, në bashkëpunim me reperin rus Eldzhey.

Ndonëse ka muaj që është publikuar, kënga e dyshes po vazhdon të pëlqehet dhe ajo është ngjitur lartë në top listat në Rusi.

Mirëpo nuk kanë munguar edhe disa nga komentet negative, e ndër to kanë qenë edhe disa akuza për vjedhje të këngës.

Lexo po ashtu Një klip mesatar i këngëtareve shqiptare censurohet në +18 në Rusi!

Kjo bëri që 25-vjeçarja përmes një postimi të bërë në InstaStory të tregojë se si qëndron e vërteta rreth kësaj kënge, e cila nuk është plagjiaturë.

Foto: Era Istrefi/InstaStory

“Këta persona që shfaqen të shqetësuar me ‘plaçkitjen’ e këngës nga Bausa, duhet të dinë se Bausa është tekst shkruesi i kësaj kënge dhe së bashku me grupin e tij merr honorare, me emrin e tij të vërtetë Julian Otto ai merr kredite në këngën Sayonara Detka dhe këtë mund të gjeni në Spotify” ka shkruar Era në InstaStory.

Përndryshe, artistja shqiptare po vazhdon të punojë për projekte të shumta në rrafshin ndërkombëtar, të cilat gjithnjë po priten mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version