Era Istrefi kohët e fundit ka qenë përfolur tejet shumë prej mediave vendore dhe ndërkombëtare.
Bukuroshja jonë ishte një ndër tre protagonistët së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith që këndoi në finalen e botërorit të futbollit këngën “Live It Up”.
Ajo brenda 48 orëve pritet të sjell këngën “Oh God” pas asaj që publikoi gjatë javës së kaluar “Prisoner”.
Së fundi, zeshkania e ka publikuar një imazh tejet seksi në llogarinë personale në Instagram duke lënë edhe një mesazh krahas saj.
“Ju do të dëgjoni qindra, por do të më kujtoni mua”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.
Ndryshe, Era për këngën e fundit që do të publikohet gjatë ditës së premte ka zgjedhur të bashkëpunojë me këngëtarin xhamajkien, Konshens.
Theksojmë se kënga Prisoner deri më tani është shikuar mbi dy milionë herë në YouTube. /Telegrafi/