Site icon Telegrafi

Era Istrefi flet për revistën botërore “Vogue” (Foto)

“Njiheni Era Istrefin, këngëtaren e Evropës Lindore e cila i ngjason Rihannas”, kështu e ka titulluar një shkrim revista e mirënjohur Vogue teksa i ka kushtuar një artikull Era Istrefit.

Kështu ka bërë të ditur kjo e fundit përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram teksa ka shpërndarë edhe faqen e gazetës.

Këngëtarja ka zbuluar për Vogue rreth karrierës dhe vështirëve që ka hasur gjatë rrugëtimit për tu bërë e përmasave botërore.

Ndryshe, Era është duke punuar në projekte të reja, të cilat pritet t;i publikon gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version