Këngëtarja Era Istrefi u shndërrua në senzacionin e këtij muaji të Kampionatit Botëror 2018.
“Live it up” e kënduar në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam është kënga e cila ka shoqëruar çdo ndeshje të kampionatit.
Është konfirmuar se artistja shqiptare do të jetë ajo e cila do të performojë në natën e finale të Kampionatit Botëror 2018, në Moskë.
Ajo këto ditë ka qëndruar në Berlin, ku ka realizuar provat për performancën e saj të natës finale.
Ndërkohë, në InstaStory, ajo së fundmi publikoi një video ku shfaqte atmosferën nga “Luzhniki Stadium” në Moskë.
“Shihemi së shpejti Rusia”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e videos.
Nata finale e kampionatit Botëror 2018 ka tashmë ekipin e parë finalist që është Franca, teksa sonte pritet të merret vesh edhe finalisti i dytë mes ndeshjes e cila zhvillohet mes Anglisë dhe Kroacisë. /Telegrafi/