Ylli shqiptar, Era Istrefi, sot (e enjte) feston ditëlindjen.
Ajo më katër korrik po feston ditëlindjen e saj të 25-të dhe në të njëjtën ditë shënohet edhe dita e Pavarësisë së Amerikës.
Biondja momentet e para të ditëlindjes i ka festuar në Tiranë me shampanjë dhe torte, ndërsa është befasuar nga hoteli ku po qëndron.
Bukuroshja jonë po ashtu sonte pritet të performojë në sheshin “Skënderbej”, në festivalin e organizuar nga ‘Coca Cola’.
Era përgjatë këtyre viteve ka arritur suksese të mëdha jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe në botë.
Këngëtarja si pjesë e labelit “Ultra Music”, po vazhdon të jetë aktive me prurje të reja dhe me bashkëpunime me artistë të mëdhenj ndërkombëtarë.
Në ndërkohë, Istrefi është duke sjellur hite edhe në gjuhën shqipe si kjo e fundit “Nuk e di”, në bashkëpunim me motrën e saj, Nora Istrefin. /Telegrafi/