Era Istrefi ka parlajmëruar projektin e ri në një mënyrë mjaft me stil.
Këngëtarja që tash ka famë botërore, ka arritur shifrën e 200 milionë klikimeve në YouTube, në kanalin zyrtar të Ultra Music, degë e Sony Music, shkruan Telegrafi.
“BonBon” u realizua nga vet këngëtarja në bashkëpunim me BigBang dhe Cricket.
“200 milion sot, kënga e re vjen shpejt”, ka shkruar këngëtarja në postimin e publikuar në Instagram.
Era Istrefi shumë shpejt pritet ta sjellë projektin e ri, pasi ka qenë e zënë duke punuar së fundmi. /Telegrafi/