Artistja e njohur Era Istrefi është në përfundim e sipër të projektit të saj më të ri, baladës “Rederum”, e cila do të publikohet më datë 24 shkurt.
E përderisa pret që të publikojë këngën e re, ajo po shfrytëzon kohën që të jetë sa më aktive dhe pranë fansave në rrjetet sociale
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në SnapChat, përmes së cilës ka shfaqur pasaportën e saj, e cila është pasaportë e Shqipërisë, pasi këngëtarja Istrefi posedon nënshtetësinë shqiptare.
Në muajin nëntor të vitit të kaluar u tha se Era do të takohej me presidentin e Shqipërisë Bujar Nishanin, teksa duket se kjo gjë nuk ka ndodhur.
Por, sido që të jetë ajo ka treguar se ndjehet shumë e lumtur që posedon këtë nënshtetësi, përderisa ka shkruar sipër fotografisë “Yaaay”. /Telegrafi/