Site icon Telegrafi

Era Istrefi e kuptoi me vonesë se kënga e saj e re ishte lansuar para kohe

Era Istrefi (Foto: Getty Images)

Këngëtarja Era Istrefi dje (e enjte) publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram trailerin e klipit të ri “Oh God”, në bashkëpunim me Konshens.

“Nesër”, shkruante ajo në mbishkrimin e videos, duke u bërë kështu të ditur fansave se kënga e saj e re do të lansohej sot (e premte).

Mirëpo diçka e papritur ndodhi, teksa klipi i saj u lëshua në kanalin YouTube para kohe.

I paraparë të publikohej sot, kënga dhe klipi “Oh God” u publikua dje (e enjte) në orët e vona.

Kënga e re “Oh God” nga Era istrefi dhe Konshens u publikua në orët e vona të datës 26 korrik, ndonëse këngëtarja kishte paralajmëruar se do të publikohej më datë 27 (Foto: UltraMusic/YouTube)

E mesa duket edhe vet këngëtarja për këtë gjë nuk ka qenë në dijeni.

Siç ndodh zakonisht me çdo projekt që publikohet, këngëtarët e shpërndajnë menjëherë linkun në rrjetet sociale për fansat.

Era Istrefi (Foto: UltraMusic/YouTube)

E kjo gjë te Era Istrefi ndodhi me vonesë, atëherë kur mbase edhe e kuptoi që kënga e saj e re ishte publikuar më herët se ç’duhet.

Tek sot (e premte), Istrefi ka bërë një postim në Instagram duke lajmëruar ndjekësit e saj se kënga “Oh God” gjendet tashmë në YouTube.

Era Istrefi i njoftoi fansat të premten për këngën e saj të re “Oh God”, e cila në fakt u publikua të enjten  (Foto: Era Istrefi/Instagram)

Një vonesë e tillë në promovimin e këngës ka bërë fansat të aludojnë se Era nuk ka qenë fare e informuar që kënga u publikua dje.

Sido që të jetë, e gjithë kjo situatë duket të ketë qenë një lapsus i vogël ose ngatërresë e produksionit.

Lexo po ashtu Patën idenë e njëjtë për klip, Alban Ramosaj 'thumbon' Era Istrefin

Në vetëm pak orë pasi është publikuar në YouTube, kënga “Oh God” ka arritur të marrë pëlqime dhe komente të mira nga fansat e Erës dhe artistit Konshens. /Telegrafi/

Exit mobile version