Site icon Telegrafi

Era Istrefi e Beatrix Ramosaj me poza provokuese në rrjetet sociale

Ato janë ndër femrat më të bukura të estradës sonë shqiptare.

Bëhet fjalë për Era Isterfin dhe Beatrix Ramosajn, të cilat janë shumë aktive në rrjetet sociale.

Megjithëse ka kohë që nuk kanë sjell ndonjë projekt të ri muzikor, dyshja po gjen mënyrë që të jenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Në postimet e fundit në llogaritë e tyre personale në Instagram kanë sjell fotografi mjaft provokuese, por që kanë marrë mijëra pëlqime.

Te dy këngëtarët kanë publikuar imazhe ku në pah të parën kanë vënë gjokset e tyre dhe i kanë përcjell me mesazhe.

“Tregomë, ke nevojë për mua”, ka shkruar Era përbri imazhit teksa shihet e veshur vetëm në sytjene.

Lexo po ashtu Era Istrefi së shpejti duet të madh ndërkombëtar me Willy William

“Duhet të ndihesha sikur të ishte hera e parë dhe e fundit”, shkroi Ramosaj teksa shihet e veshur në një fustan të bardhë që i thekson gjoksin.

Ndryshe, Era dhe Beatrixi janë duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjellin gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version