Këngëtarja Era Istrefi është mjaft në formë të mirë pas një operimi që pati muajin e kaluar.
Ajo tashmë është rikthyer dhe është më aktive në rrjetet sociale, në të cilat ndiqet nga milion fansa.
Shpesh, Era preferon të ndajë me ta imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet në profesion.
Së fundmi, ajo ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi, ku shfaqej mjaft provokuese, ndërsa vinte në pah linjat.
Se është e dhënë pas veshjeve të shtrenjta, këtë e vërteton edhe xhaketa në trupin e saj, e cila kap vlerën e afro katër mijë eurove.
Ka qenë faqja “What they wearin” në Instagram, ajo e cila ka bërë të ditur se xhaketa e markës “Gucci” që Era mban të veshur në trup, kushton jo më pak se 3980 euro.
Mesa duket, kujdesi për tu dukur dhe me stil i kushton goxha shumë artistes shqiptare, e cila i bëri krenarë shqiptarët këtë vit duke u bërë pjesë e Kampionatit Botëror 2018. /Telegrafi/