Telegrafi

Era Istrefi dhe Amir Rrahmani duken shumë elegantë, në fotografitë e fundit në Instagram

Era Istrefi, këngëtarja e njohur kosovare, ka ndarë disa fotografi të reja në rrjetet sociale ku shfaqet bashkë me të dashurin e saj, futbollistin Amir Rrahmani.

Dyshja shkëlqejnë në elegancën e tyre të përkryer, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe fansave të tyre.

Në fotografitë e postuara, Era dhe Amir dallohen në krah të njëri-tjetrit, të veshur shumë bukur dhe me stil.
Era, e cila njihet për bukurinë dhe shijen e saj në modë, shfaqi një pamje të mahnitshme, e veshur me një fustan elegant të shkurtër të zi.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Fustani, i cili ishte të hapur në pjesën e gjoksit, i theksonte elegancën natyrore dhe sharmi i artistes së dashur nga publiku.

Amir Rrahmani, i cili luan si mbrojtës për ekipin e futbollit, nuk mbeti pas në këtë aspekt të stilimit, duke u shfaqur i tëri në veshje të zeza që i përshtateshin në mënyrë të përkryer me partneren e tij.

Kjo koordinim i veshjeve të tyre solli një imazh të bukur dhe të kompletuar, të cilin fansat e kanë pritur me padurim.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Imazhet e tjera nga ky set të cilat ndajnë gëzimin e festimeve tregojnë dyshen duke kërcyer së bashku dhe duke shijuar momentet e lumtura.

Këto momente janë një dëshmi e bukur e lidhjes së fortë dhe harmonisë që ndajnë Erës dhe Amirit. /Telegrafi/

Foto: Era Istrefi/Instagram
Foto: Era Istrefi/Instagram