Telegrafi

Era Istrefi dëshiron të këndojë në gjuhën shqipe, që Bota ta njeh sa më shumë atë (Video)

Këngëtarja e njohur shqiptare e afirmuar tashmë edhe jashtë vendin Era Istrefi, ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë për televizionin e madh MTV.

Mes shumë pyetjesh lidhur me suksesin në karrierë dhe projekteve të reja që priten nga ajo, Era shpalosi edhe një detaj tjetër që ka të bëjë pikërisht me këngët e saj në të ardhmen.

Lexo po ashtu Era Istrefi, tanimë "100 përqind" shqiptare

Istrefi është shprehur se nuk do dëshironte që ta ‘trradhtonte’ gjuhën shqipe, ndaj preferon që edhe këngët e saj të reja të kenë një pjesë të tyre në shqip.

Kjo dëshirë e saj vjen pas suksesit të jashtëzakonshëm të hitit “Bonbon”, e cila është njëkohësisht kënga e parë në gjuhën shqipe që ka arritur të depërtojë me një sukses të tillë jashtë vendit. /Telegrafi/