Karriera muzikore Era Istrefit po i shkon shumë mirë dhe për këtë ka marrë masa edhe ndaj ‘syve të këqij’.
Ajo me këtë rast ka blerë një dhuratë të cilën thotë se e ka bërë për ‘mos me i ra mësysh’.
Këngëtarja shihet teksa ka blerë stoli ari të ‘Swarowksit’ me tu kthyer prej Los Angelesit në qytetin turk të Stambollit, ku mesin e të cilit edhe një gur të kaltër, që supozohet se të mbron nga të këqijat, transmeton Telegrafi.
“E bleva këtë për mësysh. Cool apo jo?”, ka shkruar Era në fotografinë e publikuar në llogarinë personale Snapchat.
Ndryshe, Era kohë më parë ka publikuar këngën ‘Redrum’, e cila është parë mbi 17.6 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/