Telegrafi

Era Istrefi bashkëpunon me Yellow Claw dhe Offset për projektin e ri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, vazhdon të jetë mjaft e kërkuar në tregun botëror, teksa në gusht ajo solli këngën e fundit në bashkëpunimin me reperin rus, Sayonara Boy.

Megjithatë, gjatë kësaj kohe ajo ka bashkëpunuar edhe me artistë tjerë të mëdhenj ndërkombëtarë, e cila pritet që shumë shpejt të sjellë këngën e re.

Fjala është për Yellow Claw që janë dyshe DJ dhe producentë nga Holanda më saktësisht nga Amsterdami, kurse në anën tjetër, Offset tashmë njihet edhe si bashkëshorti i reperes Cardi B. Ai është reper, këngëtar dhe kantautor nga Lawrenceville, Georgia.

Projekti i tyre pritet të publikohet këtë të premte dhe ky lajm për fansat e këngëtares u bë i ditur përmes rrjetit social, Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Era Istrefi

25-vjeçarja ka publikuar një pjesë të shkurtër të këtij klipi, i cili siç duket është mjaft atraktiv dhe i veçantë.

“E premte”, ka shkruar krahas videos artistja Istrefi, që lë të kuptohet se kjo këngë titullohet “Let’s get married”, që në shqip do të thotë “Le të martohemi”.

Era përndryshe po vazhdon të punojë për projekte të shumta në rrafshin ndërkombëtar, të cilat gjithnjë po priten mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/