Jo vetëm kënga “BonBon” ishte zgjedhje e zgjuar e këngëtares Era istrefi sepse ajo ka bërë edhe hapin e radhës.
Këngëtarja bashkë me menaxherin saj kanë siguruar marrëveshjen për booking dhe Pr me njërën nga kompanitë më të suksesshme dhe prestigjioze në botën e showbizit, William Morris Endeavor që operon me bazë në Beverly Hills të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Fakti që kjo kompaninë ka akses të gjerë në disa fusha; televizion, muzikë, reklama, spektakle të ndryshme etj… e bën të jetë zgjedhja e zgjuar e Faton Shoshit i cili është njëherësh edhe menaxheri i këngëtares, transmeton intv.
Këngëtarja e hitit “BonBon” po bën kështu lëvizjet e duhura që të mos ketë një të dytë si ajo ndërkohë që po përgatitet për të sjellë klipin e radhës.