Site icon Telegrafi

Era, imazh i kompanisë britanike (Foto)

Përveçse ka tërhequr vëmendjen me muzikën e saj, së fundmi Era Istrefi ka tërhequr vëmendjen e stilistëve të firmës së njohur britanike “KTZ”.

Këngëtarja e hitit “Bonbon” ka bërë një postim në rrjetin social Instagram përmes të cilit ka treguar se po xhironte një set të ri fotografik si pjesë e projektit firmës së njohur në mbarë botën, transmeton TCH.

Pavarësisht se 22-vjeçarja nuk ka zbuluar detaje të mëtejshme rreth këtij projekti me “KTZ”, një gjë është e sigurt, Era Istrefi duket e mrekullueshme me veshjet e kësaj firme.

Exit mobile version