Telegrafi

Era ia fryu afro 3,500 euro, sapo i nxori nga banka (Video)

Burri i njohur vetëm si Gao nga Dailian i Kinës,  sapo ka dalë nga banka ku i kishte nxjerrë 25 mijë youan, kur ka fryrë një erë dhe ia ka shpërndarë paratë.

Ai e ka lëshuar qenin në tokë dhe ka filluar të mbledhë kartëmonedhat, që iu shpërndanë në asfalt, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, pranë tij janë mbledhur shumë njerëz dhe i kanë dalë në ndihmë që të mbledhë shumë që arrin mbi 3,400 euro.

“Ishin para që i kam fituar me mund dhe nuk doja të më zhdukeshin në atë mënyrë. Jam me fat që mu kthyen sërish”, ka thënë Gao për medie. /Telegrafi/