Telegrafi

Era i shkakton prishje KEK-ut

Nga dëmtimi i shtyllave, izolatorëve e përçuesve nga Qendra jonë dispeçerike na kanë njoftuar se janë momentalisht prishjet e daljeve 10 kilovoltëshe, nw distrikte.
Distrikti i Pejës- 3 dalje, Distrikti i Prizrenit -5 dalje, Distrikti i Mitrovicës -9 dalje, Distrikti i Ferizajt -11 dalje Distrikti i Prishtina- 12 dalje dhe Distrikti i Gjakovës- 5 dalje.

Nënstacioni NS35/10kV është komplet jashtë pune pasi që mungon një fazë nga Nënstacioni “Kosova A”, ndërsa Prishtina 1/110 kV është shkyçur për shkak të pastrimit të trasesë.

KEK-u. fton konsumatorët të kenë kujdes të shtuar dhe të njoftojnë në zyrat e distribucioneve më të afërta për prishjet eventuale. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar deri në riparimin e dëmeve në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike. /Telegrafi/