Telegrafi

Era gjuan tulla në trotuare, rrezikohen kalimtarët në Prishtinë (Foto)

Era e fortë që po fryn sot që nga mesdita ka shkaktuar rënie të tullave nga ndërtesat e larta në kryeqytet.

Një incident i tillë ka ndodhur edhe në rrugën “Lidhja e Prizrenit” që gjendet te Qafa, ku nga një objekt privat që është duke u ndërtuar kanë rënë tulla dhe material tjetër ndërtimor.

Për fat të mirë askush nga kalimtarët nuk është lënduar ndërsa Policia ka bllokuar këtë rrugë dhe nuk po lejon qarkullimin e këmbësorëve.