Krahas shndërrimit në një yll botëror, Era Istrefi i kushton vëmendje edhe prezencës së saj në rrjetet sociale.
Këngëtarja e famshme shqiptare është e njohur për stilin e veçantë dhe për zgjedhjet që i bën për dukjen e saj, prandaj nuk është befasi edhe fotografia e radhës.
Ajo ka pozuar me një fustan në formë rrjete, i cili tregon shumë nga fiziku i saj, megjithëse është e pozicionuar në profil për të mos ekspozuar pjesët e ndjeshme.
Ndryshe, fansat janë në pritje të këngës së saj të radhës pas hitit “Bonbon”, por Era po tregohet e kujdesshme pasi dëshiron të vijë me një tjetër projekt që të shënojë një tjetër sukses të madh. /Telegrafi/