Një stuhi e fortë ere dhe shiu, rreth orës 13.30, ka përfshirë sot fshatin Llashticë të Gjilanit, me ç’rast ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Komuna e Gjilanit.
Sipas komunikatës, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Njësitit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit dhe aktualisht po e largojnë ujin nga dy bodrume të shtëpive atje.
Kurse, komandanti i Njësitit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, Rabit Murseli, ka njoftuar se stuhia e fortë ka dëmtuar një kulm të një lokali, një dritare të ambulantës, gjashtë shtylla të tensionit të lartë, derisa fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. /Telegrafi/