Cilat janë shkaqet dhe çfarë duhet të provoni para se të kërkoni ndihmën e mjekut!
Era e pakëndshme e këmbëve quhet bromodozë dhe mund të jetë një sinjal i sëmundjes, jo vetëm djersitje ose higjienë e dobët.
“Kur djersitemi, bakteret shumohen dhe lirojnë substanca që shkaktojnë një erë të pakëndshme. Por është e rëndësishme të dimë se cili është shkaku i asaj djersitjeje, por dhe simptomat që e shoqërojnë atë, të tilla si p.sh. kruajtja”, thotë podiatri David Pitofsky.
Djersitja e tepërt mund të jetë një nga arsyet, si dhe stresi ose ankthi, të cilat rrisin djersitjen në të gjithë trupin, transmeton Telegrafi.
Konsumimi i tepërt i kafesë ose alkoolit gjithashtu mund ta përkeqësojë këtë problem, por në atë rast zgjidhja është e thjeshtë – zvogëloni sasinë e konsumimit dhe do ta zvogëloni problemin.
Higjiena e dobët është gjithashtu në listë, prandaj mjekët këshillojnë të lani këmbët një herë në ditë, ndërsa çorapet duhet të ndërrohen më shpesh nëse e keni këtë problem.
Veshja e shpeshtë e të njëjtave palë këpucësh do të çojë në një erë të pakëndshme, infeksione kërpudhore dhe rritje të tepruar bakteriale.
Komplikimet e caktuara të diabetit gjithashtu mund të çojnë në erë të pakëndshme të këmbëve, sikur dhe hipertiroidizmi ose aktiviteti i tepruar i gjëndrës tiroide.
Nëse keni provuar gjithçka që lidhet me higjienën dhe zakonet e shëndetshme, ndërsa problemi nuk zhduket, konsultohuni me një mjek për të përcaktuar se nëse ndonjëra nga këto sëmundje nuk është shkaktari. /Telegrafi/