Era e keqe e gojës, njohur ndryshe në mjekësi si halotisis, është problem shumë i zakonshëm të cilin e përjetojnë një pjesë e madhe e njerëzve.
Te disa njerëz mund të ndodh ndonjëherë pasi të kenë kaluar shumë orë prej herës së fundit kur i kanë pastruar dhëmbët. Por, te disa tjerë, era e keqe gojës mund të jetë ankth i vazhdueshëm që është prezent çdo ditë, transmeton Telegrafi.
Era e keqe e gojës mund të jetë gjë shumë e turpshme dhe ju bën të ndiheni keq në rrethe shoqërore.
Mirëmbajtja e erës së gojës shkon përtej thjesht pastrimit të dhëmbëve, megjithatë menaxhimi i saj është më i lehtë sesa ç’mund të mendoni.
Përdorni lugë
Pastrimi i dhëmbëve është esencial për ta mbajtur erën e gojës të freskët, por higjiena orale shkon përtej pastrimit të tyre.
Është mirë ta pastroni edhe sipërfaqen e gjuhës me një lugë sepse kështu i largoni qelizat e vdekura të lëkurës të cilat e mbulojnë sipërfaqen e gjuhës.
Pastrojeni hapësirën mes dhëmbëve
Pastroni dhëmbët të paktën një herë në ditë në hapësirën mes tyre me ndihmën e penjve dental.
Qëndroni të hidratuar
Shumica e baktereve që e shkaktojnë erën e keqe të gojës shumohen në një gojë të tharë, andaj konsumimi i ujit ju ndihmon t’i largoni ushqimet e mbetura dhe bakteret.
Përtypni çamçakëz pa sheqer
Përtypja e çamçakëzëve pa sheqer prodhon më shumë pështymë në gojë, e cila ndihmon në reduktimin e acidit në gojë.
Pastroni dhëmbët rregullisht
Pastroni dhëmbët dy herë në ditë – ose deri në tri herë, por nga dy minuta secilën herë. /Telegrafi/