Si pasojë e erërave të fuqishme në territorin e komunës së Malishevës, janë shkaktuar disa dëme, sidomos në kulme.
Më së keqi e ka pësuar muzeu i qytetit, ku rreth orës 10:10, era e fortë e hequr komplet kulmin e ndërtesës.
“Për fat të mirë, nuk ka të lënduar, edhe pse në atë moment ka pasur kalimtar të rastit përreth muzeut”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.
Të gjitha ekipet e sigurisë dhe të emergjencave, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me eliminimin e këtij dëmi dhe krijimin e sigurisë për qytetarë.
“Dëmi është i konsiderueshëm. Masa të menjëhershme ka marrë edhe komuna. Dëme më të vogla mund të shihen edhe në kulmet e ndërtesave tjera në qytet”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/