Telegrafi

Erërat e fuqishme e çojnë anijen turistike drejt përmbysjes – dëshmitarët kapin pamjet, thonë që “as që duhej të futej në atë gji” të ujërave të Adriatikut

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon se si erërat e fuqishme e çojnë një anije turistike drejt një gjendjeje të “përmbysjes” në ujërat e Detit Adriatik.

Sipas raportimeve, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të marra nga bregdeti i Malit të Zi, ndërkohë që Administrata e Malit të Zi për Siguri Detare dhe Menaxhim Portual i tha Portalit RTCG se ata ishin të informuar për ngjarjen, por se nuk kishte asnjë kërcënim për sigurinë.

Por dëshmitarët okularë komentojnë se për shkak të stuhisë, kryqëzori as që duhej të hynte në këtë gji.

E Ministria e Brendshme e Malit të Zi paralajmëroi dje të gjithë pjesëmarrësit në sistemin e mbrojtjes civile dhe të shpëtimit dhe bëri thirrje për gatishmëri operacionale për shkak të stuhisë së parashikuar.

Mediat kroate kujtojnë se për shkak të stuhisë së jugut, mbrojtja civile kroate paralajmëroi edhe alarmin portokalli të motit të Institutit Shtetëror Hidrometeorologjik për Adriatikun Jugor.

Ekspertët detarë shpesh thonë se kryqëzorët me sipërfaqe të mëdha anësore zakonisht rrezikohen në situata të tilla dhe nevojiten aftësitë e një marinari me përvojë, si dhe motorë të fuqishëm, pak fat dhe aftësi të mira manovrimi në mënyrë që era të mos e “hedhë” një anije të tillë në shkëmbinj ose thjesht të përmbyset.

Bëhet e ditur se anija e Amadea është e gjatë 192 metra dhe pasagjerët janë në një udhëtim 14-ditor që përfundon më 4 dhjetor. Ajo ka rreth 40 suita. /Telegrafi/