Erërat e forta në Gjilan kanë bërë që një vinç të rrëzohet mbi një veturë.
Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit dhe policia, teksa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky rast, njofton Klan Kosova.
Ende nuk ka ndonjë raportim zyrtar për rastin nga ana e Policisë së Kosovës.
Moti i ligë me shi dhe erëra të forta ka përfshirë sot Komunën e Lipjanit, Graqanicës e Ferizajt.
Një shtëllungë në formë të një mini-tornado, ka përfshirë një pjesë të Lipjanit që ka shqetësuar qytetarët.