Fshati Peshtan në Fier prej shumë orësh po përballet me një zjarr të madh në pyllin me pisha.
Edhe pse më herët u bë e mundur shuarja dhe vënia nën kontroll e dy vatrat e zjarrit në Peshtan, zjarri ka filluar të dalë sërish jashtë kontrollit.
Flakët të favorizuara edhe nga era, kanë kaluar në anën tjetër të rrugës për t’u përhapur drejt fshatit Kraps. Mjetet zjarrfikëse janë tërhiqen për shkak të situatës së vështirë.
Flakët në pyllin me pisha në zonën e Cakranit janë me intensitet të lartë, ndërkohë që ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur. Sipas prefektit te Qarkut Fier Lefter Shehaj, është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri.
Deri më tani për zjarrvënien është vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili ndezi zjarr për hapjen e kullotave, duke sjellë pasoja të mëdha. /TCH/