Site icon Telegrafi

Era e fortë e tërhoqi tre kilometra larg bregut në Ulqin, shpëtohet 4-vjeçari nga Kosova

Një katër vjeçar nga Kosova është shpëtuar të hënën në Plazhën e Madhe në Ulqin.

Rojtari kujdestar i Autoritetit të Sigurisë Detare dhe Menaxhimit Portual (UPSUL), Edis Sijariq, në orën 09:35 ka marrë informacion se një erë e fortë nga lindja ka tërhequr zvarrë një shtetas të Kosovës i moshës katër vjeçar, i cili ndodhej në dyshek gome, shkruan Vijesti.

Notarët kanë tentuar të notojnë tek fëmija i rrezikuar, por rrymat e forta detare nuk i kanë lejuar në atë moment dhe dysheku është larguar nga bregu afërsisht tre kilometra drejt Ada Bojanës.

“Me përdorimin emergjent të skuterit special të shpëtimit UPSUL, shpëtimtari Sijariq për vetëm pak minuta arriti në pozicionin e fëmijës me dyshek dhe e evakuoi atë me ndihmën e Enes Skenderoviqit, i cili arriti të notonte me të gjitha forcat. Për fat të mirë prindër, djali u shpëtua në momentet e fundit, sepse ekzistonte rreziku që deti i trazuar të përmbyste dyshekun dhe pyetja është nëse shpëtuesit kanë pasur kohë të reagojnë në kohë”, njofton UPSUL./Telegrafi/

Exit mobile version