Site icon Telegrafi

Era duke dhënë autografe për fansat gjermanë (Foto)

Era Istrefi vazhdon të ndërtojë famën e saj në skenën botërore.

Krijuesja e hitit “BonBon” bëri një performancë të drejtpërdrejtë në kanalin e njohur gjerman Pro7, ku u prit me duartrokitje dhe ovacione.

Dhe nuk është mjaftuar me kaq, fansat e saj gjermanë kanë kërkuar autografe prej këngëtares nga Kosova.

Ajo e ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shkruan: “Për fansat e mi gjermanë”. /Telegrafi/

Exit mobile version