Telegrafi

Era dhe Nora publikojnë fotografi atraktive nga xhirimet, Noizy i ngacmon me një koment interesant

Këngëtaret Nora dhe Era Istrefi prej kohësh po paralajmërojnë një duet të ri, të cilin do ta publikojnë së shpejti.

Dy motrat kanë bërë me dije se kënga e cila titullohet “Nuk e di”, do të jetë e disponueshme për publikun që nga data 19 prill.

Xhirimet e klipit përfunduan javë më parë, ndërsa dy artistet vazhdimisht kanë ndarë me ndjekësit imazhe nga prapaskenat.

Së fundmi, Era publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej bashkë me Norën të veshura në triko, ndërsa i kishin të kapura flokët mes vete.

“Nuk e di 19 prill! A jeni gati?”, ka shkruar Istrefi në mbishkrimin fotografisë.

Ndërkohë të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet që motrat kanë marrë nga fansat, por nuk kanë munguar fjalët e mira edhe nga kolegët e tyre.

Reperi Noizy ka shkruar në hapësirën për komente te kjo fotografi: “Sexy si Nora Istrefi, e bukur si Era Istrefi”, duke bërë kështu për të qeshur të gjithë ndjekësit që kanë komentuar dhe pëlqyer foton. /Telegrafi/

Foto: SC/Era Istrefi/Instagram