Telegrafi

Era dhe Nora me dukje atraktive në koncertin në Athinë

Foto: Era Istrefi/Instagram

Dy motrat Istrefi kanë dhuruar së fundmi një performancë të zjarrtë në kryeqytetin grek.

Ato kanë qenë të ftuara për të performuar në një nga festivalet më të mëdha të muzikës, në Athinë.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Era dhe Nora kanë ndarë me ndjekësit e tyre disa fotografi nga paraqitja e tyre atraktive në këtë festival.

Të veshura nën kombinimin e ngjyrave bardhë dhe rozë, du motrat kosovare kanë arritur të rrëmbejnë gjithë vëmendjen e të pranishmëve në festival.

Ato kanë kënduar së bashku këngën “Nuk e di”, teksa Era ka interpretuar edhe një pjesë të mirë të këngëve të saj në gjuhën angleze.

Prezente në këtë festival, ka qenë edhe këngëtarja tjetër e famshme shqiptare, Eleni Foureira. /Telegrafi/