Ish-nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, në zgjedhjet e sivjetme lokale nuk do të votojë për kandidatët e subjektit të dikurshëm politik të tij, LDK-në.
Shkas se pse ai nuk do ta votojë LDK-në, janë Isa Mustafa dhe Ismet Beqiri.
“Kam deklaruar se përderisa në LDK është Isa e Ismeti nuk do të votoj atë parti”, tha Kryeziu për RTV Besa.
Këtë vit do të mbahen zgjedhjet lokale, ndërkaq nuk përjashtohen edhe ato nacionale në Kosovë.
Kryeziu tha se zotimin e dhënë për të mos e votuar LDK-në, nuk do të ndryshojë.
“Nuk kam arsye të ndryshojë atë zotim. As nuk më shkon mendja”, tha Kryeziu.