Telegrafi

Eqrem Kryeziu i ofroi dorëheqjen Kryesisë së LDK-së

"Ne ndoshta jemi të modës së vjetër, mirëpo patjetër se duhet të mbahet fjala e dhënë", theksoi Kryeziu, i cili tha se LDK ja po pret definitivisht rezultatin përfundimtar.

"Ato jemi duke i pritur. Nuk e besoj se mund të ndryshojë gjë në humbjen e LDK-së, por sidoqoftë ajo që është komunikim zyrtar na obligon edhe neve që të sillemi pastaj në raport me komunikimin zyrtar", u shpreh Kryeziu.

Ai nuk deshi të komentojë shumë rezultatet që LDK në e qesin si parti të dytë në vend. "Pikërisht ky do të ishte një debat shumë interesant brenda LDK së tash. Unë nuk mund të jam aq i mençur, diçka jam i mençur, por jo aq shumë që të jap përgjigje", theksoi Kryeziu.

Ai u ka bërë thirrje elektoratit të LDK-së që të mos dëshpërohet, sepse siç tha, "LDK ja është këtu dhe do të jetë vazhdimisht për deri sa do të ketë një mendje dhe zemër normale, LDK ja do të jetë këtu". /qik/