Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, ka thënë fjalë të mëdha për veprimtarin Adem Demaçi, që u varros sot në Prishtinë.
Kryeziu në një postim në Facebook ka thënë se Demaçi ishte veprimtar dhe për të vepruar zgjodhi mjetet që iu gjenden pranë.
Statusi i plotë i Kryeziut:
“Metafora e qëndresës
Demaçi, besojmë, me të drejtë do të duhej të bëhej metaforë e qëndresës, jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë njerëzit që janë të bekuar me ëndrrën për liri.
E ngatërrojmë shpesh veprimtarin me mendimtarin. E pra janë dy karaktere të ndryshme. André Gide e shpalos aq mirë këtë dallim tek Thésée.
Demaçi ishte veprimtar dhe për të vepruar zgjodhi mjetet që iu gjenden pranë. Dua të them se motivi i qëndresës nuk do të duhej të identifikohej me mjetet që përdoren.
Është e pritshme që emri i tij pas shumë e shumë vitesh të ketë kuptimin e njeriut që nuk u dorëzua kurrë”, ka shkruar Kryeziu. /Telegrafi/