Sipas ekspertëve që merren me çështjet e tradhtisë, dita e premte është zgjedhur si dita e vitit ku partneri priret t’ju tradhtojë.
Ueb sajti i aferave Illicit Encounters ka zbuluar se “e premtja jo besnike” është dita më e ‘mirë’ e vitit për të tradhtuar, pasi që ka kryer një anketim me 300 pjesëmarrës të pabesë, transmeton Telegrafi.
Sa i përket datës, sajti thotë se 18 nëntori është data e vitit ku njerëzit priren të tradhtojnë. Figurat me të vërtetë janë tronditëse, pasi që indy100 ka raportuar se 72 për qind e meshkujve kanë pranuar se i tradhtojnë gratë e tyre.
Christian Grant, zyrtar i sajtit, thotë se arsyeja se përse partnerët tradhtojnë në atë datë është për shkak se lodhen me rutinën, me pazarin e Krishtlindjeve, dekorimin dhe sigurisht me festën e Vitit të Ri që është shumë afër kësaj date.
I njëjti anketim ka zbuluar se 20 për qind e partnerëve që tradhtojnë do e dedikojnë tërë vikendin me dashnorin/dashnoren. /Telegrafi/