Telegrafi

EPP-ja mirëpret rrënimin e murit, vlerëson rolin e kryeministrit Mustafa

Presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul, ka mirëpritur rrënimin e murit në Mitrovicë dhe zhvillimet pozitive në rivitalizimin e urës.

Presidenti Daul, i cili udhëheq familjen më të madhe politike evropiane, ku bëjnë pjesë partitë kryesore politike të qendrës së djathtë në Evropë, ka lavdëruar rolin esencial të kryeministrit Mustafa dhe biseduesve të
involvuar në këtë proces, shkruan Telegrafi.

“Mirëpres rezultatin pozitiv rreth Urës së Mitrovicës në Kosovë. Hapja e urave dhe rrënimi i mureve janë shenja inkurajuese për të rikthyer besimin. Përpjekjet e Kryeministrit Mustafa dhe biseduesve të involvuar patën një rol esencial. Dialogu politik dhe lidershipi janë çelës për të siguruar të ardhme më të mirë të përbashkët”, ka shkruar presidenti Daul, në rrjetet sociale. /Telegrafi/