Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, të mërkurën u mbajtën një sërë aktivitetesh të organizuara nga institucionet qendrore e lokale, ndërsa aktivitete do të ketë edhe sot.
Edhe të enjten aktivitetet do të mbahen edhe nga niveli qendror dhe ai lokal.
Kjo është agjenda për sot:
10:00 – Krerët e shtetit homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz Homazhe nga komunat në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve Parakalimi i motorklubeve në Skenderaj;
10:00 – Homazhe nga komunat në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve;
12:00 – Parakalimi i motorklubeve në Skenderaj;
19:00 – Akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së në Prishtinë.
Në çdo përvjetor të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. /Telegrafi/