Site icon Telegrafi

Epoka e barazisë: Kush paguan në takimin e parë?

Një sondazh me 1.924 të rritur tregon se 58 për qind e grave presin ta ndajnë faturën në takimin e parë, dyfish më shumë se burrat (29 për qind). 14 për qind e grave mendojnë se kjo varet prej takimit. Vetëm një e katërta e grave mendojnë se burrat duhet të paguajnë në takimin e parë, derisa tre për qind thonë se ato vetë duhet ta paguajnë tërë faturën.

Në anën tjetër burrat e anketuar besojnë se burrëria e tyre ende s’ka marrë fund, ku 55 për qind presin që ta paguajnë faturën e plotë në takimin e parë, ndërsa burrat shpenzojnë mesatarisht 65 funte në një takim në krahasim me gratë cilat paguajnë vetëm 50 funte. Nëntë në dhjetë burra (94 për qind) thonë se ata do të organizojnë takimin e parë, krahasuar me vetëm 65 për qind e grave. /Telegrafi/

Exit mobile version